Gazmend Demolli me Radicall SR8 LM ishtge fitues i garës në disiplinën malore, Kruja 2023.
Demolli deri te fitorja arriti me kohët 2:13.035 dhe 2:12.897 minuta (koha e përgjithshme 4:25.932), duke qenë bindshëm më i shpejtë se përcjellësi më i afërt, hungarezi me nënshtetësi kroate Laszlo Szasz.
Anëtari i Prishtina Racing Team është optimist se suksesin e vitit të kaluar do ta mbrojë në këtë fundjavë, madje synon që në cak të arrijë për kohë edhe më të mirë.
“Kruja është e veçantë për të gjithë ne garuesit. Edhe sivjet konkurrenca do të jetë shumë e fortë, por unë jam optimist se do të arrijë fitore, por synimi im është të kem kohë më të mirë se në vitin e kaluar”, ka thënë Demolli për faqen zyrtare të Federatës së Auto Sporteve të Kosovës (FASK) në Facebook.
Përveç tij, në Kruja 2024 do të jenë edhe shumë garues nga Kosova, pasi gara, përveç për Kampionatin e Kosovës është e vlefshme edhe për FIA CEZ.