Nico Williams është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e sulmit dhe kjo gjë nuk është më një sekret.
Sulmuesi spanjoll ka shkëlqyer me Athletic Bilbao, por ka pasur paraqitje fantastike edhe në Euro 2024 me Kombëtaren spanjolle.
Gara për t’i siguruar shërbimet e tij është shumë e fortë, por Nico dëshiron qëndrimin në La Liga dhe të nënshkruajë me Barcelonën.
Katalunasit nga ana tjetër po përshpejtojnë për ta shitur yllin brazilian Raphinha, ku ka interesim për lojtarin nga Liga Premier dhe Arabia Saudite.
Gjiganti spanjoll synon që nga shitja e Raphinhas të fitoj rreth 65 milionë euro, para që do të përdoren për ta paguar klauzolën e Nico Williams.
Williams ka klauzolë largimi prej 50 milionë eurove, shumë që nuk përbën problem për skuadrat angleze që gjithashtu duan transferimin e tij.
21-vjeçari në 37 ndeshje ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në 19 të tjerë.