shte viti 2008 kur Span ja do të niste rrugëtimin e saj drejt dominimit të futbollit në Europë dhe në botë, me një tripletë trofesh, dy europianë dhe një botëror mes tyre. Pas fitores zhurmëmadhe ndaj Kroacisë, por mbi të gjitha pas asaj paraqitje brilante kundër Italisë të enjten në mbrëmje, në Spanjë ka shpërthyer euforia.
Fakt është se në dy takimet e para në grup Spanja ka shkëlqyer, duke siguruar biletën për në 1/8 e finaleve si vend i parë. Kjo do të thotë se në ndeshjen kundër Shqipërisë, Luis de la Fuente ka luksin të ndryshojë të gjithë ekipin titullar. Është hera e dytë që Spanja përjeton këtë situatë në një Europian. E para ishte në vitin 2008, kur pasi mundi Rusinë 4-1 në debutim dhe 2-1 kundër Suedisë në ditën e dytë, skuadra luajti në Salcburg kundër Greqisë me një njëmbëdhjetëshe tërësisht të ndryshuar. I vetmi titullar që luajti tri takimet e para në grup ishte Iniesta, i cili ishte në kërkim të ritmit pas një viroze që e bëri të mbërrinte me vështirësi në Euro. Perspektiva për Dyseldorfin është identike, me Laporten në të njëjtën situatë të përjetuar nga Iniesta. Por kjo nuk është mënyra e vetme për tu personifikuar me atë që u përjetua në vitin 2008. Luis Aragones mbërriti në atë Europian i rrethuar nga kritikat për “rastin Raul” dhe me largimin e trajnerit nga pankina spanjolle në fund të Europianit. Kjo bëri që ekipi të ndërtonte një guaskë rreth trajnerit të tij për tu mbrojtur nga gjithçka që vinte nga jashtë. Kjo ka ndodhur edhe me De la Fuenten.
NDRYSHIMI I STILIT- Në vitin 2008, skuadra iu nënshtrua një ndryshimi shumë të qartë stili. Që nga barazimi 1-3 në Arhus, thelbi i skuadrës kishte ndryshuar duke pasur si bërthamë jetike të “vegjlit” (Ksavi, David Silva, Iniesta, Fabregas, Kacorla). Kjo Spanjë e vitit 2024 përfaqëson gjithashtu një ndryshim në mënyrën e të kuptuarit të lojës. Fytyrat e këtij ndryshimi janë Niko Uilliams dhe Lamine Jamal, dy sulmuesit e krahut të ekipit. Në vitin 2008, FIFA kërcënoi të linte Spanjën jashtë Euros për atë që e konsideronte ndërhyrjen e qeverisë për të rrëzuar presidentin e asokohe Vijar. I njëjti skenar ishte i pranishëm në prill dhe maj për shkak të tërmetit që filloi me Rubiales dhe po vazhdon me Pedro Roçan.
RAMOS, RAUL, ASENSIO, MORIENTES… Ka edhe ngjashmëri në listën e lojtarëve të grumbulluar. Nëse Ramos ishte Raul, Asensio ishte Morientes, rënia e atij që dukej e fiksuar. Një lojtar që dukej si mbushës dhe ishte shumë i rëndësishëm hyri në listën e fundit të Luis Aragones: Santi Kacorla. Kundër Italisë, Ajoze Perez ngriti dorën për të qenë Kacorla i vitit 2024. Nëse në atë ekip ishte një portier si Iker Kasijas, 16 vjet më vonë, portieri i Bilbaos, Unai Simon, është gjithashtu titullar, duke qenë portieri me më pak gola të pësuar në La Liga. Ai i vitit 2008 është një brez unik në historinë e futbollit. Por ai mbërriti në Austri pa asnjë njohje kur luanin me kombëtaren. Asnjëri prej tyre nuk kishte statusin që fituan më vonë. Ndoshta Kasijas ishte më i njohuri. Për pjesën tjetër u tha se po, janë të mirë, por… Pothuajse një skuadër në letër kopjativi si ajo e 2008-ës.
PANORAMASPORT.AL