Virxhil van Dajk u shpreh i kënaqur një pikë pas ndeshjes së Kampionatit Europian me Francën, megjithëse kapiteni holandez beson se goli i anuluar i Ksavi Simonsit ishte i vlefshëm.
Në Leipzig, Holanda dhe Franca mbajtën njëra-tjetrën në ekuilibër mbrëmjen e së premte, teksa pas sfidës, kapiteni i “Tulipanëve” deklaroi: “Po, mund ta pranoj edhe një pikë. Për mendimin tim, goli i Simons, që u anulua, ishte i vlefshëm. Por një pikë është një bonus, duhet të jemi edhe realistë.
Të mos harrojmë se luajtëm kundër Francës, kështu që nuk mendoj se është e çuditshme që hasen vështirësi në një fazë të ndeshjes”. Më pas, mbrojtësi i thuri elozhe shokëve të tij. “Mendoj se shpirti luftarak që kemi treguar është shumë pozitiv. Tani kemi katër pikë dhe vazhdojmë drejt të martës kundër Austrisë”, përfundoi Van Dajk prononcimin e tij për “De Telegraaf”.
PANORAMASPORT.AL