• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Visar Ganiu në “Goli i Europianit” analizon ndeshjen e Shqipërisë: Ju tregoj se si duhet të luajmë kundër Spanjës!

22/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën në mbrëmje (ora 21:00) në Dusseldorf, Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj ndeshjen vendimtare në grupin “B” me një kundërshtarë shumë të forte, sic është Spanja.

Visar Ganiu, ishseleksionues i Maqedonisë U17, në emisionin “Goli i Europianit” në Open-TV analizoi këtë ndeshje. Ai deklaroi se kuqezinjtë duhet të çlirohen nga fenomeni se luajnë ndaj një superfuqie futbolli.

Sipas, tij, Shqipëria duhet luaj kujdesshëm në të dyja fazat, mbrojtje dhe sulm. Ganiu thekson se, nëse topi qarkullohet mirë, atëherë është i bindur në rezultat pozitiv.

“Duhet të jenë të cliruar nga fenomeni se luajmë me një superfuqi.

Po, respekt të madh se parametrat, statistikat ttregojnë se janë superfuqi. Por, momentin që fillojmë lojën 0-0 ne jemi të barabartë në fushë, e tash duhet me dhënë maksimumin në fushë, dhe duhet mos të harrojmë me dal nga koncepti që mirren vesh.

Jam i bindur s analiza do të ketë në të dyja anët, por më pas a kemi lojtar që do t’i përmbush ato detyra që do t’i marrin prej trajnerit. Në këtë ndeshje duhet luajmë në dy faza, përveç fazës defensive që duhet të jemi të konsoliduar, pastaj faza tjetër kur jemi me top çka bëjmë.

Nëse nuk kemi ide këtu do të jetë problem. Kurse nëse kemi qarkullim të topit, atëherë jam i bindur se do të korrim sukses. Kjo është lojë vendimtare, shkojmë ose jo tutje”, deklaroi Visar Ganiu.

Pas dy ndeshjeve të luajtura, Spanja kryeson grupin B me 6 pikë, Italia e dyta me tre pikë, Shqipëria dhe Kroacia kanë nga një pikë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi takohen Kroaci-Itali.

Next Post

LIVE Gjeorgji-Çeki/ Minuta emocionuese në Hamburg, VAR-i i djeg festën e golit çekëve (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.