Sfida më interesante e ditës së sotme do të jetë padyshim ajo mes Turqisë dhe Portugalisë, dy skuadrave që luftojnë për të siguruar kryesimin në Grupin F të Euro 2024. Në situatën aktuale, kush fiton merr vendin e parë në grup me një short në letër më të favorshëm në fazën me kualifikim direkt.
Të dy ekipet kanë fituar jo pa vështirësi sfidat e para, por duke shfaqur një lojë mjaft ofensive, ndaj për të gjithë do të jetë një ndeshje për t’u shijuar me yje në radhët e të dy ekipeve. Bie në sy se të Portugalia, Kristiano Ronaldo është përsëri në majën e sulmit, i mbështetur nga Rafael Leao, edhe pse kjo dyshe nuk ishte në formën më të mirë të mundshme në duelin e parë ndaj çekëve.
FORMACIONET ZYRTARE
TURQI (4-3-3): Bajindir; Ccelik, Akajdin, Bardakcci, Kadioglu; Kokccu, Ccalhanollu, Ajhan; Akgun, Jillmaz, Akturkoglu.
Trajner: V. Montela.
PORTUGALI (4-3-3): Diogo Kosta; Zhoao Kanselo, Ruben Dias, Pepe, Nunjo Mendesh; Vitinja, Zhoao Palinja, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Kristiano Ronaldo, Rafael Leao.
Trajner: R. Martinez.
PANORAMASPORT.AL