Saturday, 2. May 2026
Sport

Formula 1/ Norris më i shpejti në provat zyrtare në Spanjë, lë pas Verstappen dhe Hamilton

GS 22/06/2024 1 Min. Lesezeit

Lando Norris ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të zhvilluara këtë të shtunë në pistën e Barcelonës. Britaniku do të niset i pari në garën që do të zhvillohet të dielën.

Piloti britanik i McLaren la pas kamponin e botës në fuqi, Max Verstappen dhe 7 herë kampionin e botës Lewis Hamilton.

Ky është pole position i dytë në karrierë për Lando Norris.

Kampionati botëror i Formula 1 kryesohet nga piloti holandez i Max Verstappen, me 194 pikë.

Në vend të dytë renditet monegasku i Ferrarit, Charles Leclerc me 138 pikë. Me paraqitjet fantastike në garat e fundit, Lando Norris është ngjitur në vendin e tretë, me 131 pikë./abcnews.al

Teilen: