Një video epik po bën xhiron e rrjetit. Protagonist u bë një stjuart, i cili teksa u fut me vrap në fushë për të kapur një tifoz, rrëshkiti duke rrëzuar më pas edhe sulmuesin e Portugalisë, Gonçalo Ramos, i cili mbeti i shtangur nga kjo situatë.
Në total, ndeshja ishte ndërprerë plotë katër herë si pasojë e hyrjes në fushë të tifozëve për të përshëndetur Kristiano Ronaldon. Ndërkohë episodi me Gonçalo Ramos u regjistrua në fundin e sfidës. Siç mund të shikohet edhe nga pamjet, gjithçka ishte aksidentale:
The security guard just slammed into Gonçalo Ramos after the game… 😭😭😭 pic.twitter.com/0StGZHxPWg
— TC (@totalcristiano) June 22, 2024
PANORAMASPORT.AL