Belgjika mundi Rumaninë 2-0 në ndeshjen e ditës së dytë të Grupit E të Euro 2024 dhe arriti suksesin e parë në turne, duke iu bashkuar skuadrave të tjera të grupit me tri pikë. Ndeshja në Këln u hap nga goli i rrufeshëm i Tielemans, i cili shënoi pas vetëm 2′ pas asistimit të Lukakut, ndërsa De Bruyne mbylli rezultatin në minutën e 80-të, duke përfituar nga një gabim i qendërmbrojtësve rumunë.
Gjithçka do të vendoset në ditën e fundit, të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje. Të gjitha skuadrat janë në kuotën e tri pikëve. Belgët dhe rumunët do të kenë nevojë për një barazim, respektivisht ndaj Ukrainës dhe Sllovakisë, për t’u kualifikuar të dy në raundin e 16-të falë diferencës më të mirë të golave në krahasim me rivalët e tyre në grup.