Friday, 13. March 2026
Euro 2024

“Shansi duhet shfrytëzuar”, Mema: Trajneri ta lexojë mirë lojën ndaj Spanjës

GS 23/06/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri Ardi Mema thotë se duhet shfrytëzuar shansi në ndeshjen ndaj Spanjës, për të arritur kualifikimin.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Mema u shpreh se trajneri Syvinho duhet ta lexojë mirë lojën kundër iberikëve.

“Spanjën e kam parë në fazën difensive, është shumë e fortë. Flas si skuadër. Kjo është pjesa që Spanja është shumë mirë. Ne kemi arritur këtu dhe kërkojmë më shumë nga sa kemi mundësi. Shansi duhet shfrytëzuar. Më e rëndësishme është që stafi menaxhues ta menaxhojë dhe ta lexojë lojën. Spanja ka individë shumë të mirë”, theksoi ai./abcnews.al

Teilen: