• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rekordi, Mesi: “Copa America” e fundit, për Botërorin do të shohim

23/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Mesi frymëzon Argjentinën në ndeshjen hapëse të Kupës së Amerikës. Në triumfin 2-0 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përballë Kanadasë, fituesi tetë herë i “Topit të Artë”, ishte brilant mbi të gjitha me asistet dhe filtrimet e topave për shokët e skuadrës. Nismëtar i golit të parë, por edhe “asistmen” i të dytit, realizuar nga Lautaro Martinez.

mesi

REKORDI – Me ndeshjen e zhvilluar në “Mercedez Benz Arena” të Atlantas, që ka kushtuar rreth 1 miliard e gjysmë euro, Lionel Messi bëhet lojtari me numrin më të madh të pjesëmarrjeve në Kupën e Amerikës. 36- vjeçari ka thyer rekordin e portierit legjendar të Kilit, Serxho Livingstone. “Pleshti” regjistroi paraqitjen e 35-të në këtë kompeticion, përgjatë shtatë turneve prej vitit 2007.

BOTËRORI – Në fjalën e tij pas ndeshjes, Mesi është pyetur edhe nëse do të jetë kjo hera e fundit në këtë kompeticion, por jo vetëm, pasi edhe Botërori ka qenë një temë për të folur. “Kjo është hera e fundit që do të marr pjesë në Kupën e Amerikës. Nëse do të jem apo jo pjesë e Argjentinës në botërorin e vitit 2026, mbetet për t’u parë. Nuk e di ende një përgjigje për këtë. Të shohim se si do të shkojnë gjërat. Për momentin jam akoma shumë mirë”, ka deklaruar Mesi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Real Madridi identifikon kapitenin e ri të ekipit pas largimit të pashmangshëm të Nachos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.