Kapiteni i përfaqësueses zvicerane Granit Xhaka ka “mprehur shpatat” para sfidës me Gjermaninë, e cila do të luhet sot duke nisur nga ora 21:00. Ekipit të Murat Jakin i nevojitet fitorja për të këmbyer vendet me “pancerat”, por që nuk parashikohet të jetë aspak e lehtë, të paktën në bazë të statistikave.
Gjermania e ka nisur si kurrë më parë një kompeticion elitar, dy fitore në po kaq ndeshje, ndërsa precedentët e fundit që kishte ndodhur diçka e tillë, ata në 4 Virc dhe Haverc nuk ishin në lartësinë e pjesës tjetër të ekipit kundër Hungarisë, Nagelsman do t’i besojë sërish detyrën e titullarit. Sane për të tretën ndeshje do të “ngrohë” stolin. Nuk pritet që Tomas Myler t’i rezervohen minuta nga fillimi. Zvicra e Murat Jakin do të shtojë forcat në fazën goditëse. Nga sistemi 3-4-2-1 që aplikojë ndaj Skocisë, pritet të freskohet me 3-4-1-2.
Xherdan Shaqiri do të pozicionohet pas sulmuesëve të avancuar Varagas-Ndoie, kurse Xhaka do të ketë në monitorim mesfushën e miqëve. Në letër Gjermania është ndjeshëm më e favorizuar, e përkthyer me koeficientin 1.7, kundrejt 5 fitores së helvetëve. Nagelsman nuk bën asnjë ndryshim, helvetët shtojnë forcat në sulm nga 5 raste kanë fituar edhe trofeun. Granit Xhaka inkuadrohet në ligën gjermane me Leverkusen, e cila do e bëjë akoma më emocionale këtë duel për 31-vjeçarin. Gjithsesi Graniti është shprehur i sigurt se Toni Kros me shokë do të djersisin shumë të dielën.
XHAKA – “Patjetër që kam respekt për Gjermaninë. Fakti që e kam nisur rrugëtimi në nivele të larta në këtë shtet dhe luajë ende këtu s’ka sesi të jetë ndeshje e zakonshme për mua. Ata e kanë treguar se janë gati për t’u përballur me çdo rivale. Gjithsesi pohoj me bindje se nuk ka për t’u përsëritur ajo qasje që ndodhi mes Gjermanisë dhe Skocisë. Nuk do t’i lejojë të bëjnë çfarë të duan me topin. Sigurisht do të ushtrojmë presion.
Shaqiri tregoi edhe njëherë sesa i rëndësishëm është për përfaqësuesen. Sapo iu dha mundësi ai shënojë gol në version e tij, finalizim i jashtëzakonshëm. Ne duhet të mbështetemi te Xherdani. Përvoja e tij në fazën ofensive është shumë e rëndësishme për talentet në ekip. Fakti që shënoi në 6 kompeticione radhazi e bën akoma më specifik rolin e tij. Shpresoj të konkretizojë edhe me Gjermaninë”, përfundoi Xhaka.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL