Evertoni ka interes konkret për blerjen e sulmuesit shqiptar të Çelsit, Armando Broja. Skuadra angleze synon të përforcojë repartin e avancuar dhe 22-vjeçari kuqezi është alternativa parësore.
Wolves dhe AC Milan po tregojnë gjithashtu interes të madh për blerjen e Brojës, i cili ka një kontratë në Stamford Bridge deri në vitin 2028.
Sipas mediave britanike Everton është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 25 milionë paundësh për ta sjellë Brojën në “Goodison Park”.