Saturday, 2. May 2026
Sport

Ruiz shpreh mirënjohjen për Davide Ancelottin

GS 23/06/2024 1 Min. Lesezeit

Ruiz shpreh mirënjohjen për Davide Ancelottin

B.H./RTKlive

Mesfushori i Spanjës dhe PSG-së, Fabian Ruiz ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për ndihmës trajnerin e Real Madridit, Davide Ancelotti.

Ruiz, i cili ka qenë një yll i Real Betisit theksoi se takimi me Ancelottin ishte një moment vendimtar në karrierën e tij.

“Që nga fillimi, Davide Ancelotti më mbështeti dhe kjo nuk ishte e lehtë duke marrë parasysh shumën që Napoli pagoi për mua,” tha Ruiz.

“Në atë kohë, unë nuk kisha luajtur shumë në La Liga me Betisin. Pa mbështetjen e tij, nuk do të isha këtu ku jam sot”, shtoi ai.

Teilen: