Saturday, 2. May 2026
Sport

Struga Trim Lum ndeshet me Slovanin në Ohër

GS 23/06/2024 1 Min. Lesezeit

Dihet data dhe ora e ndeshjes mes kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Struga Trim Lum dhe Slovan Bratislavës nga Sllovakia.

Ndeshja e parë do të luhet më 10 korrik (e mërkurë) me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Tehelne Pol” në Bratislavë.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 17 korrik (e mërkurë) në në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Ndryshe, Struga TL do të luajë në kualifikueset e Champions League për herë të dytë në historinë e saj. Vitin e kaluar u eliminuan nga Zalgiris i Lituanisë, por vazhduan në Conference League.

Teilen: