Nëpërmjet faqeve të “Gazzetta dello Sport, Arrigo Saki, ka analizuar humbjen e Italisë kundër Spanjës.
“Fotografia e ndeshjes ishte fare e thjeshtë, nga njëra anë një kolektiv i organizuar dhe nga ana tjetër një grup lojtarësh që thjesht lëvizte në fushë. Diferenca që u pa mes të dyja skuadrave dhe faktit se kush është pretendente për trofeun dhe kush jo ishte thjesht kanionike. Nëse shikon Spanjën, trajneri De La Fuente u ka injektuar lojtarëve të tij ide të qartë teknike e taktike dhe mjaftonte mënyra sesi ata lëviznin në shpejtësi për të kuptuar sesa brenda rolit ishin të gjithë. Nga ana tjetër, krejt e kundërta, madje në disa raste edhe shumë mendjemadhësi nga ana individuale, ndonëse shihej qartë se ata që po dominonin ishin rivalët. Për këtë humbje, i vetmi pa faj është Spaleti, pasi futbolli që ai kërkon të ushtrojë është i huaj për Serinë A prej shumë dekadash dhe kështu që tani të gjithë e dinë se çfarë duhet në Europian, Botëror apo Champions për të tentuar fitoren dhe Italia nuk përtyp ende këtë”.
PANORAMASPORT.AL