• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Harry Kane, për kritikat: S’kemi fituar asgjë për një kohë të gjatë, ky është realiteti

23/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse Anglia është tashmë një këmbë në fazën e 1/8ave të Euro 2024 dhe nuk mund të përfundojë më poshtë se vendi i tretë në grupin e saj (C), publiku dhe kritikët po bëjnë thirrje për rikthimin në stilin e një ekipi kombëtar që ka mjaft kreativitet, por deri tani, ndaj Serbisë dhe Danimarkës, “Tre Luanët” duket se kanë luajtur me frena dore.

I pranishëm në konferencën për shtypin pasditen e sotme para ndeshjes kundër Sllovenisë, të planifikuar për të martën në mbrëmje (21:00), ishte kapiteni i “Tre Luanëve”, Harry Kane. Nisur nga kritikat e marra nga ish-lojtarët e futbollit dhe të Premier League-s, që nuk e kanë parë kombëtaren në formë të shkëlqyer, sulmuesi i Bayernit deklaroi:

“Nuk do të doja kurrë të mos respektoja asnjë lojtar që ka veshur fanellën dhe që e di se çfarë do të thotë të luash për Anglinë. Ish-lojtarët dhe komentuesit duhet ta dinë se është shumë e vështirë të mos i dëgjosh, ata kanë një përgjegjësi: njerëzit kujdesen për atë që thonë”, tha sulmuesi aktual i Bayernit.

Duke vazhduar me një të vërtetë të sinqertë për Anglinë. Kane shtoi: “Të gjithë kanë mendimin e tyre dhe ne nuk kemi fituar asgjë për një kohë të gjatë, ky është realiteti. Është e vështirë të luash në këto turne të mëdhenj. Unë do të thosha se mbaj mend se si ishte të vishje fanellën, dhe se fjalët e tyre dëgjohen. Ne, të gjithë, duam të fitojmë, ata duan që ne të fitojmë dhe prandaj do të ishte më mirë t’u besojmë djemve”.

Next Post

Shqipëria premton maksimumin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.