Saturday, 2. May 2026
Sport

Eraldo Çinari prezantohet tek skuadra armene

GS 23/06/2024 1 Min. Lesezeit

Eraldo Çinari është prezantuar tek skuadra armene, Noah. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar vihet re se sulmuesi do të mbajë numrin 11 në fanellë. 

Noah e mbylli edicionin e kaluar në elitën e futbollit armen në vendin e dytë të renditjes me vetëm dy pikë pas kampionëve të Piunik. Nga sa mësohet, kontrata e Çinarit do të jetë për dy sezone.

Rikujtojmë që për shkodranin u diskutua shumë për një rikthim në kampionat te skuadrat, ku edhe u bë i njohur, Vllaznia dhe Partizani.

Teilen: