Hungarezi me nënshtetësi kroate, Laszlo Szasz është fitues i garës në disiplinën malore në Krujë, e vlefshme edhe për kampionatin në FIA CEZ.
Szasz me Reynard deri te fitorja arritë falë paraqitjes fantastike në vozitjen e dytë, në të cilën shtegun me gjatësi prej 3.8 kilometra e kaloi për kohën 02:12.597 minuta, me shpejtësi mesatare prej 102.137 kilometra në orë, derisa në vozitjen e parë pati kohë 02:15.276 minuta.
I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Gazmend Demolli. Pavarësisht që pas vozitjes së parë e pati kohën më të mirë, në fund u rendit në pozitën e dytë me ngecje prej 01.889 sekonda vonesë në krahasim me fituesin.
Podiumi u plotësua me Gentian Shaqirin e Shqipërisë, i cili garoi me Tatuus.
Sa i përket kampionatit vendor, në tri pozitat e para u renditën Gazmend Demolli, Përparim Dushi e Flamur Ismajli, ndërsa në konkurrencën ekipore, tri klubet më të suksesshme ishin Prizreni D&G, Prishtina RT dhe AK Ferizaj.