Spanja do të jetë inferiore ndaj Shqipërisë në “Dyseldorf Arena”, pasi pritet që në stadium të jenë të pranishëm rreth 35 mijë tifozë shqiptarë.
Media spanjolle Marca shkruan se shqiptarët janë komuniteti i tretë më i madh i një vendi jo të BE që jeton në Gjermani.
Në artikullin e Marca-s, theksohet se pas rënies së regjimit komunist, 3000 persona kërkuan strehim në ambasadën gjermane në Tiranë dhe se Gjermania dhe Italia do të ishin destinacioni i tyre për refugjatët politikë.
Më tej, thuhet se dëshpërimi i viteve’ 90 preku pothuajse të gjitha familjet shqiptare, edhe për ata të futbollistëve të tyre elitarë, ashtu si Myrto Uzuni.
“Sulmuesi i Granadës që mbeti jashtë finales së Sylvinhos , por me flamurin e vendit të tij, tatuazh në lëkurë dhe në zemër. Ai është një shembull i atyre shqiptarëve të përkushtuar ndaj vendit të tyre që mund të tregojnë përvoja të jashtëzakonshme”, shkruan Marca.
“Nuk ishte aspak e lehtë. Më duhej të emigroja me familjen time nga Shqipëria në Greqi . Në atë kohë marrëdhëniet mes dy vendeve nuk ishin të mira. E vumë re në gjithçka. Nuk mendoja të luaja futboll. Doja vetëm Të punoja për të ndihmuar familjen time, që të mund të hanim, në dhomën time ishte gjithmonë flamuri shqiptar , e dija se kush ishim se ne ishim shqiptarë, kjo ishte gjëja ime dhe kjo nuk ndryshon si familja”, theksoi Uzuni teksa tregon momente nga vështirësitë që ka kaluar në jetë.