Sunday, 3. May 2026
Sport

Ka thyer disa kocka të fytyrës, ja si është gjendja e sulmuesit hungarez pas përplasjes me portierin

GS 24/06/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi hungarez Barnabas Varga ka thyer disa kocka të fytyrës dhe pësoi një tronditje pasi u përplas me portierin skocez Angus Gun.a2Futbollisti hungarez ra pa ndjenja në fushë pasi u përplas në ajër me Angus Gun në pjesën e dytë të ndeshjes në Euro 2024 në Shtutgart mbrëmjen e së dielës.

Lojtarët e Hungarisë sinjalizuan shpejt se 29-vjeçari ishte në telashe dhe, pas gjashtë minutash trajtimi, Varga u largua nga fusha me barelë, ndërsa u mbulua me çarçafë që të mos filmohej nga kamerat.

Federata Hungareze e Futbollit publikoi një përditësim mbi gjendjen e Vargas ku thuhet: “Barnabas Vargas u thyen disa kocka në fytyrë pas përplasjes gjatë ndeshjes dhe ai gjithashtu pësoi një tronditje. Ka shumë të ngjarë t’i nënshtrohet një operacioni. Ai e kaloi natën në spitalin e Shtutgartit. I gjithë skuadra po lutet për të!”

PANORAMASPORT.AL

Teilen: