• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Na bën punë vetëm fitorja, “Kuqezinjtë” kualifikohen më tej me 4 pikë

24/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tre nga vendet e treta janë në pozita të tilla që na detyrojnë për maksimumin. Shqipëria e ka të qartë se Hungaria në Grupin A, Austria në Grupin D dhe Sllovakia në Grupin E kanë nga tri pikë, pra nëse do të duam t’i lemë pas, duhet të fitojmë sonte ndaj Spanjës.

Në raundin e dytë shkojnë 4 nga ekipet e vendeve të treta, ndërsa dy eliminohen, ndaj duhen pritur edhe rezultatet e grupeve C e F. Sllovenia ka 2 pikë dhe ndeshjen e fundit e ka me Anglinë, ndërsa Serbia ka 1 pikë dhe sfidën e fundit e ka me Danimarkën.

Çekia ka 1 pikë në Grupin F, ashtu si Gjeorgjia. Nëse sllovenët humbasin e çekët barazojnë, ne mund të përfitojmë me barazim ndaj Spanjës, gjithnjë që golaverazhin ta kemi më mirë se këta rivalë.

Kombëtarja ka një bilanc, prej 3 golash të shënuar e 4 të pësuar, sllovenët 2-2, serbët 1-2, çekët 2-3 dhe gjeorgjanët 2-4. Në golaverazh llogaritet diferenca e golave të pësuar, por edhe numri i atyre që ke shënuar. Sidoqoftë, fitorja do të na bënte shumë më tepër punë, edhe me pikët edhe me golat, por i vetmi problem është që do të jetë tepër e vështirë për t’u arritur

Next Post

Navas, “gjyshi” i Spanjës në Europian: Ndaj Shqipërisë s’ka tolerim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.