Sunday, 3. May 2026
Sport

Sulmuesi i Francës, Markus Turam: Unë jam më i bukur sesa Mbapeja

GS 24/06/2024 1 Min. Lesezeit

Gjendja e Kilië Mbapesë është në përmirësime dhe pas barazimit me Holandën, francezët kanë rritur shanset për të vijuar më tej në këtë Europian.

marcus-thuram-france-francia-frankreich-2022-1687871884-110137

Duke përfituar nga klima e qetë në Paderborn ku “Gjelat” janë të grumbulluar, Markus Turham ka përfituar për të bërë shaka edhe me gazetarët. Ka qenë pikërisht njëri syresh që e ka frymëzuar, pasi teksa i ka drejtuar një pyetje e ka ngatërruar me Mbapenë. “Jam Markusi unë, jo Kilië.

Nuk duhet të ngatërrohesh më. Jo për gjë, por jam edhe më i bukur”, ka deklaruar sulmuesit që në sfidën kundër Holandës mori pikërisht rolin e Mbapesë, duke bërë pykën për 75 minuta deri sa u zëvendësua nga ish-milanisti, Olivie Zhiru.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: