Lajm i keq për Çekinë: Patrick Schick do të humbasë ndeshjen e fundit dhe vendimtare të grupit F të Euro 2024 kundër Turqisë.
Sulmuesi i Bayer Leverkusen iu nënshtrua një rezonance magnetike që zbuloi një dëmtim të muskujve të pulpës pas ndeshjes kundër Gjeorgjisë.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, Petr Šedivý. Schick do të qëndrojë me kombëtaren me shpresën për t’u rikthyer në fushë në fazën me eliminim, e cila fillimisht duhet arritur.