M ilani i ri i Paulo Fonsekës po merr jetë mes merkatos dhe risive taktike. Grumbullimi i kuqezinjtë është përcaktuar për më korrik në “Milanello” dhe ky takim do të shënojë efektivisht fillimin e sezonit të ri të “Djalli”.
Viti sportiv i kuqezinjve 2024- 2025 nis me një risi shumë të rëndësishme, pikërisht praninë e një trajneri të ri në stol. Paulo Fonseka në fakt ka zënë vendin e Stefano Piolit. Prezantimi zyrtar i portugezit do të bëhet pak orë para stërvitjes së parë të sezonit në qendrën sportive në Karnago, por padyshim që ish-tekniku i Romës po punon që tani për të planifikuar dhe organizuar përgatitjen verore.
PËRFORCIMET NGA MERKATO – 51 vjeçari është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit kuqezi për të diskutuar për përforcimet që i duhen skuadrës, e cila ka humbur dy liderë të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes si Kjaer dhe Zhiru. Në veçanti, francezi do të duhet gjithashtu të zëvendësohet në fushë dhe përparësia milaniste në treg është të nënshkruajë me një qendërsulmues të ri që premton shumë. Por kjo nuk është e vetmja shtesë që i duhet Milanit. Një mbrojtës i djathtë, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor fizik do të vijnë gjithashtu për t’u vendosur para mbrojtjes.
RISI TAKTIKE – Sa më sipër janë vetëm disa nga prioritetet në treg të diktuara edhe nga risitë taktike që Fonseka dëshiron t’i bashkëngjisë Milanit. Me sa ka treguar në karrierës, besohet se skema referuese për “Djallin” në sezonin e ri do të jetë 4-3-3 dhe për këtë arsye është thelbësore të ketë një mesfushor sasie, por edhe cilësie, i cili mund të mbrojë prapavijën kuqezi dhe të ruajë ekuilibrat në mes të fushës. Portugezi më pas do të përqendrohet shumë te zotërimi i topit, i cili padyshim nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por do të duhet të udhëheqë ekipin për të dominuar ndeshjet dhe për të krijuar mundësi shënimi. Me Fonsekën, dy mbrojtësit e krahut që do të kenë një rol të rëndësishëm pasi do të duhet të shtyjnë fort. Për këtë motiv, trajneri i ri i kuqezinjve kërkon dy anësorë shtytës dhe pse në të majtë Milani është i pajisur mirë me Teo Hernandez. Kjo bën që në të djathtë t’i afrohet gjithashtu një lojtar. me aftësi të forta sulmuese.
PANORAMASPORT.AL