• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ndeshja e jetës”, Altin Lala: Kemi shanse pak, por duhet të japim gjithçka nga vetja

24/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Spanja luajnë mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 21:00 për ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B të Euro 2024. “Iberikët” me gjashtë pikë tanimë janë të kualifikuar ndërsa skuadra jonë “kuqezi” kërkojnë pikët historike për të kaluar në fazën e 1/16-ve të Kampionatit Evropian.

Ish kapiteni i Kombëtares, Altin Lala thotë se ndonëse Spanja është një skuadër elitare dhe shanset për të fituar janë minimale, lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë. Në një intervistë për “Newsline’, ai e cilësoi ‘duelin’ mes Spanjës dhe Shqipërisë si ndeshjen e jetës.

“Kemi një shans. Ndoshta mund të na mjaftojë dhe barazimi ose mund të marrim edhe një fitore që mund të jetë shumë e vështirë. Spanja me të vërtetë është, edhe nga eksperienca ime në fushë, kur kemi pasur skuadra të tillë me cilësi kaq të lartë, dhe do s’do në një moment mund të çedosh, aty janë të rrezikshëm. Me parashikimet do të hyjë ekipi i dytë dhe ata janë të uritur që të japin rendimet dhe t’i tregojnë trajnerit që të kenë shanse për në vazhdim. E vetmja gjë që kjo është. Mendoj se mund të jenë 7-8 ndryshime në skuadër, e vetmja kjo mund të jetë një shpresë e vogël. Është ndeshja e jetës, prapë kemi shanse edhe nëse janë minimale ne duhet të japim gjithçka.”, u shpreh Lala.

Next Post

Shqipëri-Spanjë, formacionet zyrtare, Hysaj në stol

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.