Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Ferran Torres kalon në avantazh Spanjën

GS 24/06/2024 2 Min. Lesezeit

21’ – Minuta të mira për Spanjën, që sulmon në kërkim të golit të dytë

17’ – Shqipëria mundohet të reagojë pas golit të pësuar, por pa arritur të rrezikojë portën spanjolle

13’ –GOOOL. Shënon Spanja. Ferran Torres kalon në avantazh skuadrën spanjolle.

10’ – Ka rënë disi ritmi i lojës. Edhe Spanja nis të sulmojë. Iberikët rrezikojnë portën e Shqipërisë në dy raste. Por Strakosha ruan portën të paprekur

5’ – Shqipëria ka nisur vrullshëm ndeshjen. Kuqezinjtë dominojnë këto minuta dhe kanë spostuar lojën në gjysmëfushën spanjolle

1’ – Starton ndeshja në “Dusseldorf Arena”

Shqipëri-Spanjë 0-1

Ferran Torres 13′

Luhet në “Dusseldorf Arena” ndeshja e tretë e grupit B midis Shqipërisë dhe Spanjës. Kuqezinjtë, që aktualisht ndodhen në kuotën e një pike në renditjen e grupit, synojnë fitoren përballë spanjollëve (tashmë të kualifikuar), që të mund të sigurojnë një kualifikim historik në fazën me eliminim direkt të Kampionatit Europian. Spanja ka bërë 10 ndryshime në formacion, vetëm Laporte luajti ndaj Italisë. Në krahun tjetër Silvinjo ka hedhur në fushë Balliun në vend të Hysajt, ndërsa Laçi dhe Manaj do të nisin takimin si titullarë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëri (4-2-3-1): Strakosha; Balliu, Djimsiti, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Laçi, Bajrami; Manaj. Trajner: Silvinjo

Spanja (4-2-3-1): Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Zubimendi, Merino; Ferran Torres, Olmo, Oyarzabal; Joselu. Trajner: De la Fuente.

Teilen: