Shqipëria mundohet, por nuk arrin që të bëjë mrekullinë në ndeshjen e fundit të Grupit B në Euro 2024. Djemtë kuqezi munden 1-0 nga Spanja dhe detyrohen ti thonë lamtumirë turneut. Ndeshja u vendos nga një gol i Ferran Torres në minutën e 13-të.
Spanja lë titullarët pushim dhe Shqipëria nis në sulm ndeshjen, por me kalimin e minutave spanjollët rrisin lojën dhe zhbllokojnë sfidën me Ferran Torres.
Shqipëria mundohet të reagojë në pjesën e parë me Asllanin dhe me Brojën në 2 raste në pjesën e dytë, por pa arritur që të gjejë golin e barazimit. Mbyllet 1-0 ndeshja në Dyseldorf dhe Shqipëria i thotë lamtumirë Euro 2024.
Spanja mbyll grupin me pikë të plota, ndërsa Shqipëria mbyll grupin me një pikë dhe 3 gola të shënuar në tokën gjermane.