Sunday, 3. May 2026
Sport

Barazimi dramatik ndaj Kroacisë, ja me kë do të përballet Italia e Spaletit në fazën e 1/16-ve të Europianit

GS 24/06/2024 1 Min. Lesezeit

Italia e Luçiano Spaletit arriti një barazim dramatik 1-1 ndaj Kroacisë, në duelin e fundit të Grupit B. Falë këtij barazimi të kaltrit arritën të siguronin kualifikimin duke u pozicionuar në vendin e dytë.  

ITALIA

Kësisoj Italia ka mësuar edhe kundërshtarin e fazës së 1/16-ve, teksa do të përballet me Zvicrën, të shtunën e 29 qershorit, në orën 18:00. Një duel ky që pritet të jetë tepër i luftuar për të dyja skuadrat.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: