Alfred Mensah nuk do të jetë më lojtari i Partizanit. Sulmuesi largohet nga “Demat” pas 2 sezonesh, teksa mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit për këtë largim.
24-vjeçari ka dalë jashtë planeve të Orges Shehit dhe në këtë mënyrë klubi i kërkoi edhe prishjen e kontratës. Palët janë dakortësuar mes tyre dhe lojtari ka firmosur dokumentat.
Kujtojmë se ganezi kishte edhe një vit kontratë me kryeqytetasit, por tashmë ka dalë lojtar i lirë në treg.
Mensah në këtë sezon me Partizanin ka luajtur në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku të kuqtë kanë marrë pjesë, ndërsa ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar edhe 1 asist.