• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Me laps në dorë, anglezët i druhen Gjermanisë në fazën e 1/8-ave

25/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia dhe Gjermania i kanë bërë llogaritë për të shkuar sa më larg në kampionatin europian që po luhet në Gjermani. Dy prej kombëtareve më të rëndësishme në Europë ndoshta kanë parashikuar dhe një finale mes tyre në Berlin.r1067322_1296x864_3-2Por futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe jo gjithnjë llogaritë dalin. Ndaj me mënyrën se si janë ngatërruar grupet në “Euro 2024” rrezikojmë që në 1/8 e finaleve të kemi një finale të parakohshme mes Anglisë dhe Gjermanisë. Të zotët e shtëpisë e mbyllën grupin e tyre në krye pas një barazimi dramatik në minutat shtesë të dielën në mbrëmje kundër Zvicrës. Kjo do të thotë se në bazë të formulës së shortit, Gjermania do të përballet në 1/8 e finaleve me skuadrën e renditur në vendin e dytë në grupin C ku bën pjesë dhe Anglia. Momentalisht “Tre luanët” mbajnë vendin e parë në grupin e tyre, teksa sonte në mbrëmje do të përballen me Slloveninë. Nëse nuk duan që Europiani të jetë menjëherë një malore e fortë, Anglia do të duhet të shmangë vendin e dytë në grup që do ta vinte përballë Gjermanisë.

Në Angli nuk është se i druhen shumë Gjermanisë, por specialistët e futbollit e shohin pak më gjerë një përballje të tillë të parakohshme. Sipas “The Guardian”, për Anglinë do të ishte herët një përplasje me Gjermaninë. E duke parë situatën e Anglisë (referuar paraqitjeve të bëra ndaj Serbisë dhe Danimarkës) natyrisht që ka vend për t’u shqetësuar. “Për momentin nuk jemi gati për një ndeshje kundër Gjermanisë. Ndoshta më vonë gjatë rrugëtimit gjithçka do të ishte OK, por për momentin Anglia duhet ta shmangë këtë duel”, komenton “The Guardian”. Zgjidhjet e Anglisë në këtë rast janë aty në fushë ndaj Sllovenisë. Do të mjaftonte një fitore ndaj skuadrës së Matjazh Kek që Anglia të siglonte vendin e parë në grup. Sigurisht që formulat që e shmangin duelin me Gjermaninë janë të shumta. Kjo ishte e para. Mundësia tjetër është që Anglia të barazojë dhe që Danimarka të mos fitojë ndaj Serbisë; ose të fitojë ndaj Serbisë, por jo me diferencë të theksuar në gola. Anglia mund ta shmangë Gjermaninë edhe duke u renditur e treta, por në ishull nuk kanë mëdyshje që “Tre luanët” e mbyllin të parët.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mediat kroat akuzojnë:Inspektor i policisë që dërgojë Kroacinë në shtëpi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.