Është vetëm çështje kohe dhe, në varësi të rezultateve të ndeshjeve të luajtura deri më tani, skuadra e Francës mund të kualifikohet në fazën e 1/8- ave edhe para ndeshjes së saj kundër Polonisë sot (18:00) si, në rastin më të keq, një nga katër të tretat më të mira (nga gjashtë grupe).Megjithatë, interesi mbetet që “Gjelat” të përfundojnë në vendin e parë në grup pasi do të fitonin një ditë pushimi shtesë (me një tur 1/8- ash më 2 korrik në Lajpzig kundër të dytit në grupin Portugali – Turqi – Gjeorgji – Republika Çeke më 2 korrik ) krahasuar me një vend të dytë (që do t’i detyronte të luanin më 1 korrik në Dyseldorf kundër të 2-tës në grupin Belgjikë – Rumani – Sllovaki – Ukrainë) dhe dy ditë krahasuar me një vend të tretë (në Gelsenkirhen më 30 qershor kundër të parës në grupin e Belgjikës).
Franca do të jetë e para nëse:
– fiton dhe Holanda nuk fiton.
– fiton me diferencë më të madhe sesa Holanda kundër Austrisë ose duke shënuar dy gola më tepër.
Franca do të jetë e dyta nëse:
– fiton kundër Polonisë, por Holanda fiton kundër Austrisë me një diferencë më të madhe ose të njëjtë, duke shënuar minimalisht një gol më pak.
– barazon, ndërkohë që Austria dhe Holanda barazojnë ndërsa f rancezët nuk shënojnë dy gola më shumë sesa Holanda.
– humbet, teksa Holanda dhe Austria barazojnë.
Franca do të jetë e treta nëse:
– humbet me një diferencë të barabartë ose më të madhe sesa Holanda kundër Austrisë.
PANORAMASPORT.L