• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Haradinaj: Tifozëria shqiptare u ka dhënë hijeshi shesheve e stadiumeve të Gjermanisë

25/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kampionati Evropian i Futbollit më shumë se sa paraqitjen dinjitoze të Kombëtarës Shqiptare, ka shpërfaqur kulturën dhe shpirtin shqiptar.

Haradinaj ka thënë se tifozëria shqiptare u ka dhënë hijeshi shesheve e stadiumeve të Gjermanisë, kudo ku janë ndeshur kuqezinjtë.

“Kampionati Evropian i Futbollit, këtë herë, më shumë se sa paraqitjen dinjitoze të Kombëtarës Shqiptare, ka shpërfaqur kulturën dhe shpirtin shqiptar. Tifozëria shqiptare u ka dhënë hijeshi shesheve e stadiumeve të Gjermanisë, kudo ku janë ndeshur kuqezinjtë. Atmosfera e krijuar nga shqiptarët e të gjitha trevave, e posaçërsht nga diaspora, do të renditen ndër margaritarët e këtij kampionati”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se kombëtarja shqiptare dëshmoi se është e denjë të renditet ndër ekipet më të mira.

“Kombëtarja e Shqipërisë, megjithëse nuk arriti të kualifikohet për të tetën e finales, dëshmoi se është e denjë të renditet ndër ekipet më të mira të sportit më të popullarizuar në Evropë. Asaj i urojmë më shumë sukses në kampionatet e radhës, e deri në Kampionatin Botëror, ku me padurim e presim edhe kualifikimin e Kombëtares së Kosovës“, është shprehur Haradinaj.

Next Post

Franca dhe Deshamp në ankth, Mbape ka probleme me shikim për shkak të maskës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.