Skuadra shqiptare Vpska Sport e Ohirit mbetet pa futbollistin Allen Jasharoski.
“Për sezonin e ardhshëm Sileksi përforcohet me Allen Jasharoski nga skuadra e Voska Sport.
32-vjeçari është qendërsulmues klasik, i cili sezonin e kaluar për ekipin nga Ohrit ka shënuar tetë gola dhe ka pasur tri asistime.
Jasharoski, si një numër i madh i ish-shokëve të tij, nuk e vazhdoi bashkëpunimin me Voska Sportin, kështu që tani kalon te skuadra Sileksi”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.
Ai gjatë karrierës është paraqitur për Metalurgun, Turnovën, Rabotniçkin, Euromilk GL, Shkupin, Makedonija GP, Skopjen, Renovën, si dhe për Prishtinën.