Italia ka shpirt. Të paktën kështu do të thoshin shumica. Po, sepse loja lë diçka për të dëshiruar, idetë duken të pakta dhe shumë dukeshin qartësisht nën nivelin e tyre. Vetë Spalletti e vuri re këtë, e tha qartë se Donnarumma dhe shokët e tij nuk janë në gjendje të vënë në praktikë atë që provuan në stërvitje. Një akuzë jo e parëndësishme.
Nuk ka asnjë gjurmë nga sulmuesit (Retegui, Scamacca, ku jeni?), po ashtu mungon cilësia dhe guximi. Guximi që doli vetëm pas 1-0 të kroatëve, në një reagim më shumë për shkak të dëshpërimit se çdo gjëje tjetër.
Trajneri Spalletti, pas tre ndeshjesh në një grup objektivisht të komplikuar, nuk e ka gjetur ende Italinë e tij të vërtetë. Dihet që kombëtarja historikisht vuan në fazën e grupeve në turne të ndryshëm: shpresa në Casa Italia është që tani të fillojë të përmirësohet.
Dhe kjo duhet bërë menjëherë, duke qenë se Zvicra premton të jetë një kundërshtar i besdisshëm dhe shumë i organizuar.