Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Sllovenisë do të përballen në ndeshjet e fundit të grupeve në ‘Euro 2024’.
“Tre Luanët” tashmë kanë katër pikë në Grupin C dhe kanë siguruar kualifikimin, por këtë duan ta bëjnë si lider të grupit.
Sllovenia në anën tjetër me dy pikë të grumbulluara synon që të bëjë befasinë për të siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirave.
Southgate ka bërë një ndryshim në formacion nga ndeshja me Danimarkën, duke aktivizuar Conor Gallagher në mesfushë në vend të Trent Alexander-Arnold.