Kalimi i Austrisë si skuadra fituese e Grupit D të Euro 2024, ka bërë lëmsh skemën e paracaktuar të fazës me eliminim direkt, kjo pasi renditja në vendin e dytë të “Gjelave” francezë e ka dërguar skuadrën e Deschamps, të futet në krahun e tabelës që do të prodhojë një finaliste bashkë me tre pretendentet e tjera kryesore për fitoren e turneut.
Para ndeshjeve të sotme, në këtë anë ishin skuadrat e Gjermanisë, Spanjës dhe Portugalisë, të cilët vlerësoheshin si pretendentet kryesore për finalen, por tashmë është edhe skuadra e Mbappe, teksa me shumë mundësi mund të kemi në çerekfinale dy përballje të mëdha ose dy ish-finale atë të Euro 2008, Gjermani-Spanjë dhe Euro 2016, Francë-Portugali.
Për nënkampionët e botës do të ishte gjithçka më e lehtë nëse do të fitonin grupin, pasi do të kalonte në anën tjetër të tabelës për t’u ndeshur potencialisht me ta vetëm në finale, por me vendin e dytë, janë francezët që kalojnë në të njëjtin krah, duke zhbalancuar plotësisht skemën me ekipet pretendente që renditen të gjitha në një krah. /i.m /abcnews.al
Shorti i fazës me eleminim direkt të EURO 2024