Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Berat Gjimshiti bën krenare dhe Atalantën, postimi për kapitenin e Shqipërisë

GS 26/06/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli Grupin B me 1 pikë në Euro 2024.

Aventura në Gjermani përfundoi si vend i fundit, edhe pse deri në fund u tentua surpriza.

Së fundmi klubi italian i Atalantës ka shpërndarë një postim mbështetës për Gjimshitin.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare është dhe mbrojtësi i tyre, teksa nuk e fshehin krenarin që ndjejnë.

“Gjithmonë krenar për ty”, shkruan Atalanta në rrjetet sociale. Postimi me disa foto të Gjimshitit nga Euro 2024.

Berat Gjimshiti i luajti të tri ndeshjet nga minuta e parë. Sylvinho si gjithmonë i besoi atij qendrën e mbrojtjes.

Image

Teilen: