Ashtu siç ishte parashikuar, “ylli” brazilian i futbolli, Neymar Junior nuk është pjesë e kombëtares së Brazilit në “Copa Amerika 2024” për shkak të një dëmtimi të rëndë që prej muajsh e ka mbajtur larg fushës së blertë, megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi sulmuesi i Al-Hilal ka komentuar skuadrën e vendit të tij.
Sipas golashënuesit më të mirë në historinë e Brazilit lojtari më i rëndësishëm në ekipin aktual të “Seleçao”-s është talenti i “Galaktikët” të Real Madrid, Rodrygo, me ish-“yllin” e Barcelona e PSG, që ka vlerësuar 23-vjeçarin, në vend të brazilianit tjetër të “mbretërve” spanjollë, Vinicius Junior.
“Lojtari kryesor për Brazilin? Për mua është Rodrygo, sepse Vini do të luajë si gjithmonë mirë, por unë mendoj se Rodrygo është shumë ndryshe. Ai është një yll dhe fanella me numrin 10 do t’i sjellë atij shumë fat”,- u shpreh “fantazisti”. /i.m /abcnews.al