Ish futbollisti i kombëtares, Shyqyri Ballgjini thotë se Sylvinho duhet të vazhdojë të drejtojë kombëtaren shqiptare të futbollit.
Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Ballgjini u shpreh se Shqipëria ka një grup shumë të mirë lojtarësh.
Nëse do të ishte në vendin e Sylvinhos, Ballgjini deklaroi se do të thërriste për EURO 2024, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzunin.
“Padiskutim. Lojtari që me ka pëqlyer më shumë, është Arbër Hoxha. Duhet të kishte më shumë minuta. Kemi një grup shumë të mirë. Jam i zhgënjyer nga sulmuesi Broja. Kam pritur shumë prej tij. Lojtari i mirë e gjen mundësinë vetë. Në mënyrë absolute jo. Unë nuk kam shkuar as në Francë, as në Gjermani. E them, jo për të ndikuar te trajneri, ai e di vetë. Kur mendoj se ekipi shkon në 26 lojtarë, dy 11-she dhe 4 rezerva, për atë kontribut që kanë dhënë, meritojnë të vlerësohen. Mos i vendos në ndeshje, të jenë në stol”, theksoi ai./abcnews.al