• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Falënderimi i Rei Manajt për Europianin: Mrekulli që e përjetuam

26/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rei Manaj më në fund ishte pjesë e një Europiani me fanellën e Shqipërisë.

Sulmuesi i cili nuk ishte pjesë e listës së De Biazit 8 vite më parë, këtë herë zbriti në fushë në të tre ndeshjet e kuqezinjve në Euro 2024, duke qenë titullar në dy prej tyre.

Edhe pse nuk tundi rrjetën dhe nuk ia doli të ndihmonte Shqipërinë për të kaluar grupin, nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka dashur të falënderojë të gjithë për këto javë që ka përjetuar .

“Faleminderit të gjithë njerëzve që ishin pjesë e kësaj mrekullie që përjetuam dhe që personalisht, ëndërroja që kur isha fëmijë.

Shokë, staf, Federata Shqiptare dhe veçanërisht TIFOZË, ju falënderoj me shpirt!

Ju falënderoj për të gjithë sakrificat që keni bërë për të qenë në stadium, aty pranë nesh.

Faleminderit gjithashtu dhe të gjithë tifozëve që nuk patën biletë ose ishin larg, të cilët na mbështetën e na ndoqën nga shtëpia. Faleminderit për mirësjelljen dhe qytetarinë që treguat. Për koret, këngët dhe atmosferën që vetëm ju mund të krijonit, dhe për të cilën do mbahemi mënd.

Fatkeqësisht nuk e kaluam dot grupin pavarësisht se dëshira dhe ambicia ishin të mëdha, megjithatë, mendoj që fitorja më e madhe ishit ju, tifozët kuq e zi”, shkruante Manaj në postimin e tij.

Next Post

Trajneri i Çekisë në panik, “ylli” i sulmit humb sfidën ndaj Turqisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.