Legjenda e futbollit Besnik Kollari ka uruar me përzemërsi 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Kollari ka vlerësuar lart punën që bën stafi i gazetës.
“Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol jashtëzakonisht pozitiv në shpërndarjen e informatave si në kohën e okupimit gjithashtu edhe në këto vite të lirisë dhe po vazhdon edhe pas shtetformimit të Republikës së Kosovës
Personalisht mua me kanë lënë përshtypje të paharruara raportet në ato faqe të sportit ku mezi prisja të dilte gazeta dhe te shfletoja ato faqe të mbushura me raporte nga sporti e veçanërisht të futbollit të gazeta ‘Bota sot’.
Ju uroj 29 vjetorin veçanërisht ty miku im Kemo dhe të gjithë gazetarëve dhe atyre që janë punonjës dhe pjesë e kësaj Gazete, gjithashtu gjithë lexuesve të ‘Bota sot’.
Urime, festofshim edhe shumë së bashku”, ka uruar Kollari.