• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Euro2024’, zhgënjejnë ekipet ‘big’, zhduken yjet. Franca e Anglia kalojmë më tej, por vërshëllehen nga tifozët

29/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Ky Evropian pritej të ishte spektakolarë, por ndryshe nga perceptimi i krijuar, ekipet “big”, favoritët e këtij Evropiani kanë zhgënjyer, përfaqësuese si Anglia apo Franca kanë dhuruar shumë pak detaje pozitive. Franca e Deschamps nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Polonisë së Lewandowski-t, e mbyllën grupin D në vendin e dytë, 5 pikë, 2 gola të shënuar, 1 i pësuar. Në fazën e 1/16 do të përballen me vendin e dytë të Grupit E.

Pavarësisht shifrave, Deschamps e sheh gotën gjysmë plot: “Nuk jam i zhgënjyer. Sigurisht doja vendin e parë, por portieri i tyre ishte i shkëlqyer. Ne duhet të luajmë më shpejt me topin poshtë. Është e qartë që duhet të përmirësojmë, por do shqetësohesha vetëm nëse nuk do të krijonin raste”, u shpreh Deschamps.

Në një grup me përfaqësuese si Franca dhe Holanda në vendin e parë e mbylli Austria, një nga surprizat e bukura të këtij Evropiane. Në fazën e 1/16 do të përballen me vendin e dytë të grupit F, për momentin ndodhet Turqia.

Ndryshe nga Franca, Anglia, një tjetër “big” i këtij Evropiani e mbylli Grupin C në krye, me 5 pikë, por “tre luanët” u vërshëllyen nga tifozët pas barazimit pa gola kundër Sllovenisë. Ekipi i Southgate ka bërë shumë pak në këtë Evropian, vetëm dy gola të shënuar, një i pësuar:

“Nuk kam parë kurrë një përfaqësuese të vërshëllehet pasi janë kualifikuar si të parët në grup. Jam shumë krenar për djemtë e mi, arritën të ruanin qetësinë edhe në një situatë të tillë”, u shpreh Southgate. Këtë të mërkurë përfundon faza e grupeve, janë zbardhur dy çiftet e para në 1/16, Gjermani-Danimarkë dhe Itali-Zvicër.

Next Post

'Ishim pasqyra e popullit shqiptar', Sylvinho: U larguam më të fortë nga sa mbërritëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.