Tahir Ahmeti, ish futbollisti i shquar dhe i gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ahmeti tha se gazeta ‘Bota sot’ është në informacione dhe me gazetarin Kemajl Goca i palëkundur e pa i ndikuar në shkrime.
“Urime 29 vjetorin ‘Bota sot’.
Kontributi i gazetës ‘Bota sot’ ndë̈r vite duhet çmuar, sidomos kontributi i gazetarit sportit Kemajl Goca.
I saktë në informacione, i palëkundur në mendime dhe i pa ndikuar në shkrime, gjithmonë në të mirë të sportit dhe sportistëve.
‘Bota sot’, vazhdoni të kontribuoni me informacione, ashtu si keni kontribuar deri më tani.
Urime dhe suksese të vazhdueshme”, ka uruar Ahmeti.