• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rydiger humb duelin me Danimarkën, Nagelsman me mbrojtje eksperimentale

26/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rüdiger, është në dyshim për ndeshjen e së shtunës, kundër Danimarkës, për një të tetat e Euro 2024. Lojtari i Real Madridit pësoi një dëmtim muskular në ndeshjen e fundit të grupit A, kundër Zvicrës, ndonëse luajti deri në fund të takimit.

Ai nuk është stërvitur me skuadrën dhe mjekët e kombëtares gjermane po punojnë për ta bërë gati për ndeshjen e fundjavës. Nëse Rudiger nuk do t’ia dalë, atëherë Gjermanisë do t’i mungojnë dy qendërmbrojtësit titullarë, pasi Jonatan Tah është i skualifikuar pas dy kartonëve të verdhë.

Nico Schlotterbeck është kandidati kryesor për të luajtur në vend të Tah kundër Danimarkës. Rudiger, në pamundësi për të luajtur, do të zëvendësohet nga njëri midis Waldemar Anton dhe Robin Koch. Asnjëri prej të dyve nuk ka luajtur ndonjë minutë në evropian, por Koch hyri si zëvendësues në miqësoren kundër Ukrainës, para fillimit të finaleve.

Jo vetëm në tri ndeshjet e para të Euro 2024, por edhe gjatë gjithë përgatitjeve, trajneri Julian Nagelsman ka luajtur me dyshen e qendrës Rydiger-Tah krahas anësorëve Kimmich e Mittelstadt, ndaj mungesa njëherazi e të dyve do të ishte një problem më tepër përballë danezëve në takimin e Dortmundit, shtëpia e dyshes së re të mbrojtjes, Schloterbeck-Anton, pasi ky i fundit ka vendosur të transferohet nga Shtutgart te Borussia.

Next Post

Agon Fehmiu: Kemajl Goca dhe Gazeta ‘Bota sot’, urime përvjetori me dëshirë për suksese të mëtejme 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.