• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesfushori i Juventusit, Pol Pogba: Nuk po e njoh më veten

26/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi Pol Pogbanë ka rënë heshtja pas një skualifikimi të gjatë për shkak të dopingut, që në fakt është duke rrezikuar t’i shkatërrojë karrierën. Madje, duket sikur kjo është fakt. Nisur nga deklarata e mesfushorit francez, që ka dhënë një intervistë me video për rrjetet sociale dhe e ka shpërndarë vetë.

pogba

“Ka mbaruar. Pol Pogba nuk ekziston më”, thuhet në video. Gazeta “The Guardian Nigeria” ka publikuar edhe disa deklarata të tjera nga intervista e tij dhe mesfushori francez është tërësisht i përhumbur, duke kaluar një moment shumë të vështirë në jetë dhe në karrierë. “Nuk po e njoh më veten dhe nuk e di kush jam. Futbolli ishte jeta ime, por tani duket se kam humbur gjithçka. Gjithçka që ndërtova në karrierën time m’u mohua. Nuk është aspak e lehtë të jesh Pogba gjatë kësaj kohe. Unë shijoja gjithçka në fushën e lojës me shokët e skuadrës dhe me tifozët. Tani duhet thjesht që ta kaloj këtë situatë në vetmi dhe me familjarët.

Askush nuk më besoi për atë që kam bërë dhe të gjithë drejtojnë gishtin nga unë”, janë fjalët e Pol Pogbasë. Fjalë të rënda, që konfirmojnë edhe një herë tjetër gjendjen e vështirë që po kalon mesfushori francez. Lënë shumë pak hapësira për interpretim dhe duket se Pol po mendon seriozisht që të varë këpucët në gozhdë për t’i dhënë lamtumirën futbollit. Për momentin, kontrata e tij me Juventusin nuk është zgjidhur ende sepse po pret fundin e kalvarit gjyqësor. Megjithatë, e ardhmja duket jashtë Juventusit.

SITUATA- Aventura e Pogbasë te Juventusi shkoi në mënyrën më negative të mundshme, pasi futbollisti nuk bindi aspak dhe nuk i plotësoi pritshmëritë që tifozët dhe drejtuesit kishin për të. Dëmtimet e shumta bënë që lojtari të mos jepte dot kontribut në fushën e lojës dhe më vonë çështja e dopingut, që e skualifikoi nga futbolli për 4 sezone.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pësoi lëndim serioz në Europian | Varga lirohet nga spitali dhe kthehet në Hungari

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.