Pas përfundimit të rrugëtimit të tyre, në fazën e grupeve, të Euro 2024, “Helvetët” e Zvicrës po bëhen gati të përballen me “Të Kaltërit” e Italisë, me sfidën e 29 qershorit, në “Olympiastadion”, të Berlinit, që do të çelë zyrtarisht fazën me eleminim direkt, të Kampionatit Evropian të futbollit.
Teksa na ndajnë vetëm tre ditë nga kjo përballje, lojtarët kanë filluar të japin deklaratat e para dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe kapiteni i zviceranëve, Granit Xhaka, me “shkatërruesin” e mesfushës, i cili është shprehur se përballja e fundit në Grupin A, ndaj Gjermanisë ka treguar shumë për forcën e tyre, teksa shtoin se skuadra e tij ka ndryshuar këto 6 muajt e fundit.
“Të them të drejtën, Zvicra ka fituar më shumë respekt falë ndeshjes me Gjermaninë dhe unë besoj se ngazëllimi i çmendur i gjermanëve pas barazimit është provë për këtë. Ne e mbyllëm fazën e grupeve me të fortë dhe me një lojë që ka nxjerrë në pah gjithë karakterin tonë. Nëse shohim se ku ishim 6 muaj më parë, sot shoh një skuadër me një mentalitet krejtësisht të ndryshëm”,- u shpreh Xhaka. /i.m /abcnews.al