Thursday, 17. September 2026
Sport

Dëmtimi i frikshëm në duelin ndaj Skocisë, ja çfarë ndodhi ditën e sotme me sulmuesin Varga

GS 26/06/2024 1 Min. Lesezeit

Lajme pozitive në lidhje me shëndetin e sulmuesit të Hungarisë, Barnabas Varga që pësoi një dëmtim të frikshëm ndaj Skocisë, duke humbur ndjenjat, ndërkohë që ditën e sotme, futbollisti ka lënë spitalin e Shtutgartit dhe është rikthyer në shtëpi. 

VARGA

Varga  theu disa kocka të fytyrës dhe pësoi një tronditje pasi u përplas me portierin skocez Angus Gun. 29-vjeçari ishte në telashe dhe i është nënshtruar një operacioni. Ndërkohë për fat të mirë, ditën e sotme sulmuesi i Ferencvaroshit është rikthyer në shtëpi.  

Kujtojmë që Hungaria siguroi kalimin në fazën 1/16 të Kampionatit Europian, pasi përfundoi e treta në Grupin A, pas Gjermanisë dhe Zvicrës. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: