Pas barazimit 1-1 ndaj Polonisë takim i vlefshëm për javën e tretë të fazës së grupeve, trajneri i Francës, Didier Deschamps tha për mediet se Kylian Mbappe e kishte të vështirë të mos luante, ndërsa shtoi se sulmuesi bëri mirë.
Për ndeshjen e fundit tekniku deklaroi se e arritën objektivin që kishin, ndërsa sa i përket uljes së Griezmann në stol francezi theksoi se trajneri është ai dhe ai vendos se kush luan.
“Ishte e vështirë për të të mos luante mes ndeshjes së parë dhe të tretë. E pashë se po bënte mirë, po përshtatet me maskën. Të luajmë me këmbë në tokë dhe me shpejtësi ishte objektivi i kësaj ndeshje. Kjo është arsyeja pse ne donim të ishim të shpejtë. Ne duhet të përmirësohemi në sulm. Ky është futbolli. Ne krijojmë raste dhe shënojmë gola. Pse u zëvendësua Griezmann me Barcola? Sepse unë jam trajner. Mund të kisha përdorur një lojtar tjetër në vend të tij dhe të ndryshoja pozicionin. Është opsioni që vendosa dhe nuk ka nevojë të interpretoj asgjë, mendoj se janë vetëm tetë lojtarë që luajtën të gjithë ndeshjen”, u shpreh Deschamps.