Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Tah, Kalafiori dhe të tjerët, kush humb 1/8-at për shkak kartonësh

GS 27/06/2024 1 Min. Lesezeit

Festa për kualifikimin ka zgjatur pak pasi të shtunën nis faza me eliminim direkt në Euro 2024. Për këto ndeshje trajnerëve u duhet që të bëjnë mirë llogaritë pasi disa prej tyre nuk do të kenë mundësi që të bëjnë planet me ekipin e plotë pasi disa futbollistë do të humbin 1/8-at për shkak kartonësh.

Të pezulluarit:

Rikardo Kalafiori (Ita)

Silvan Vidmer (Svi)

Xhonatan Tah (Gjer)

Morten Hjulmand (Dan)

Anzor Mekvabishvili (Gjeo)

Erik Janza (Sllo)

Nikusor Bancu (Rom)

Patrik Vimer (Aus)

Hakan Çalhanoglu (Tur)

Samet Akaydin (Tur)

Teilen: